Formacioni ndaj Dinamos së Kievit/ Lilaj do të sakrifikojë, Jashanica e nis nga stoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 10:59

Formacioni ndaj Dinamos së Kievit/ Lilaj do të sakrifikojë, Jashanica e nis nga stoli

Lajme të mira për trajnerin e Skënderbeut, Ilir Daja, në prag të ndeshjes të së enjtes që do të luhet në “Elbasan Arena” për xhiron e pestë të grupit B në Ligën e Europës. Bëhet fjalë për Sabjen Lilajn, i cili ia ka dalë plotësisht në këtë pragndeshjeje, teksa do të jetë nga minuta e parë në fushë për të ndihmuar ekipin kundër ukrainasve të Dinamos së Kievit.

skenderbeu

Pas vendosjes së protezës me fibra karboni në gisht, ai do të jetë titullar në këtë takim. Kjo është “dhurata” më e madhe për Dajën në një ndeshje kaq të vështirë.

Ndërsa Lilaj do të jetë në fushë, Bajram Jashanica në krahun tjetër do të jetë në dispozicion, por ndeshja do ta nisë nga stoli. Dëshira e kosovarit për të luajtur është e madhe, por fakti që ka ndeshje të vështira në kampionat, bën që Daja të mos e rrezikojë. Me Lilajn në fushë dhe Jashanicën në stol, trajneri ka dilemat e veta për formacionin.

Lilaj

DILEMAT – Nëse sulmi është i sigurt me treshen Xhejms, Gavazaj dhe Soue, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për mesfushën dhe mbrojtjen. Të sigurt janë Vangjeli, Radas dhe Mici në prapavijë, si dhe Lilaj me Muzakën në mesfushë. Ndërsa gjithçka mbahet peng i lëvizjes së Osmanit.

Skenderbeu

Nëse korçari do të luajë në rolin e një kontrollori para mbrojtjes, atëherë Aliti do ta nisë titullar në qendër të prapavijës. Ndonëse Daja do të zgjedhë të luajë me dyshen Radas-Osmani në qendër të mbrojtjes, atëherë Lilaj pozicionohet si organizator dhe Muzaka me Takun do të vendosën nga brenda mesfushës. Kjo është dilema e Dajës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"