Formacioni i vitit në Champions/ Dominim absolut i Liverpulit, Kristiano Ronaldo rekordmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 16:50

Formacioni i vitit në Champions/ Dominim absolut i Liverpulit, Kristiano Ronaldo rekordmen

UEFA ka publikuar ditën e sotme formacionin më të mirë të vitit për sa i përket Championsit të sezonin e kaluar. Bie në sy dominimi absolut i Liverpulit, që është dhe kampioni në fuqi. Skuadra e kuqe përfaqësohet me plot 5 lojtarë nga 11 të mundshëm. Në skuadrën më të mirë të vitit nuk ka asnjë futbollist të Totenhemi, pavarësisht se “gjelat” e Londrës shkuan deri në finalen e Championsit.

bandicam 2020-01-15 16-50-32-503

Vlen për t’u përmendur fakti, që kjo është hera e 14-të radhazi që ylli portugez Kristiano Ronaldo, përfshihet në formacionin më të mirë të Champions-it nga UEFA.

Për sa i përket lojtarit më të ri në këtë formacion, ai është Matijas De Ligt, mbrojtësi aktual i Juventusit, që realizoi një performancë të shkëlqyer në Champions me Ajaksin.

Formacion

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"