Formacioni i sezonit në La Liga, asnjë nga Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2014 | 19:19

Formacioni i sezonit në La Liga, asnjë nga Barcelona

la ligaLiga Profesioniste e Futbollistëve ka publikuar edhe formacionin më të mirë të sezonit në Spanjë. Ajo që bie menjëherë në sy është fakti se nuk ka asnjë futbollist nga Barcelona dhe mbi të gjitha as Lionel Mesi, i cili arriti të shënojë 28 gola në kampionat. Në portë është përzgjedhur me meritë Kurtua, që ka realizuar një edicion të jashtëzakonshëm. Mbrojtja është e dominuar nga Atletiko gjithashtu, me Luis Filipen, Godin dhe Huanfran, ndërkohë që vendin tjetër e plotëson Laporte i Bilbaos. Djemtë e Simeones bëjnë diferencën edhe në mesfushë, nëpërmjet Gabit dhe Kokes. Iturraspe i Bilbaos dhe Rakitiç i Seviljes zënë dy vendet e qendrës. Ndërkohë, i vetmi lojtar i Realit është Kristiano Ronaldo, që fitoi edhe “Këpucën e Artë”. Përkrah tij nuk kishte se si të mungonte Diego Kosta. Ndërkohë, janë caktuar edhe futbollistët që do qëndrojnë në pankinë. Lionel Mesi e Aleksis Sançez nga Barcelona, Luka Modriç e Pepe nga Reali i Madridit, Rafinja nga Selta dhe Kejlor Navas i Levantes. Diferenca e Atletikos së Madridit justifikohet jo vetëm me faktin që fituan titullin kampion, por sepse kanë qenë një surprizë pozitive përgjatë gjithë edicionit, duke mundur dy gjigantë si Barcelona dhe Reali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"