Formacionet e mundshme/ Sot Partizani-Luftëtari, zbuloni të preferuarit e trajnerëve dhe mungesat në të dyja ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2020 | 15:23

Formacionet e mundshme/ Sot Partizani-Luftëtari, zbuloni të preferuarit e trajnerëve dhe mungesat në të dyja ekipet

Partizani luan sot në orën 17:00 kundër Luftëtarit në “Selman Stërmasi” një ndeshje ku alternativa e vetme është fitorja. Trajneri Adolfo Sormani nuk do të ketë në dispozicion për shkak dëmtimesh lojtarë si: kapiteni Alban Hoxha, mesfushori Esat Mala, si dhe mbrojtësit Dorian Kërçiku dhe Amir Bilali.
Partizani miqesorja
Në dyshim është edhe mbrojtësi Eneo Bitri prej dëmtimit në sfidën ndaj Kukësit, por gjasat janë që të jetë në fushë. Sormani mund të lërë Belicën në stol nëse Bitri ia del. Në formacion rikthehet sulmuesi Solomon, i cili shënoi ndaj Kukësit golin e vetëm të të kuqve. Gjithashtu Çinari do të jetë nga minuta e parë pas uljes në stol në humbjen me Kukësin.
SKENDERBEU LUFTETARI
Ndërkohë, Luftëtari vjen në kryeqytet me tri mungesa: mbrojtësi Armenis Kukaj për shkak kartonësh, kapiteni Aurel Demo i dëmtuar dhe mesfushori Donaldo Açka që i është bashkuar me vonesë grupit. Rikthehet i gatshëm mbrojtësi Enes Isufi, i cili ka kaluar plotësisht dëmtimin. Në formacionin e gjirokastritëve do të jenë katër lojtarë që kanë dalë nga akademia e Partizanit: mbrojtësi Franc Lala, si dhe mesfushorët Gresild Lika, Elian Çelaj dhe Joan Çela.

Ndeshja pritet të transmetohet nga faqja zyrtare e FSHF-së në internet pas problemeve të fundit me platformën që ka të drejtën TV.|

Formacionet e mundshme:


Partizani (4-3-3):  

Në portë: Teqja;

Në mbrojtje: Idrizaj, Bitri (Belica), Boldor, Trashi;

Në mesfushë: Melo, Telushi, Broja;

Në sulm: Çinari, Bardhi, Solomon;

Trajner: Adolfo Sormani,


Luftëtari (4-2-3-1):

Në portë: Shala;

Në mbrojtje:
Dragoshi, Lala, Isufi, Dushkaj;

Në mesfushë: Duka, Hyseni; Lika, E.Çelaj, J.Çela;

Në sulm:
Mehmetllari;

Trajner: Neritan Novi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"