Florentino Perez i mbyll derën rikthimit të Ronaldos, ja kush është objektivi i merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 23:07

Florentino Perez i mbyll derën rikthimit të Ronaldos, ja kush është objektivi i merkatos

Ka spekulime të shumta që Kristiano Ronaldo mund të rikthehet në verë te Reali, ku kaloi 10 vite të suksesshme dhe ku arriti të fitonte shumë tituj, por kjo nuk do të ndodhë sipas raportimeve nga Spanja.

ronaldo.calabria.rigore.2020.750x450

Burime për “AS” thanë se klubi nuk e konsideron një rikthim të portugezit, për shkak të politikave të brendshme që lidhen me investimet te të rinjtë, dhe shtoi se objektiv mbetet francezi Kilian Mbape.

Mbape

“Nuk i përshtatet politikës sportive të klubit. Koha e tij te Reali ka përfunduar, prandaj kemi objektiva të tjerë,” citon burimin “AS”-ja.

Kristiano Ronaldo

Gazetat sportive italiane kanë folur shumë për një rikthim të portugezit në Bernabeu, për arsye që lidhen kryesisht me financat e klubit të Juventusit, duke qenë se 30 milionë euro në sezon janë shumë para dhe kanë vënë në rrezik arkat e klubit.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"