Flik këmbëngul për lojtarin e Interit, e do me patjetër në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 0:06

Flik këmbëngul për lojtarin e Interit, e do me patjetër në skuadër

E ardhmja e Ivan Perisiç te Bajerni është ende në dyshim. Kroati që erdhi në formën e huazimit nga Interi në fillim të sezonit është rikthyer ditët e fundit nga një dëmtim dhe nuk ka luajtur në ndeshjen me Union Berlin, ku bavarezët fituan me rezultatin 2-0. Në Milano, Interi po pret një përgjigje për lojtarin i cili vlerësohet 20 milionë euro.

Perisic

Një shumë që bavarezët shpresojnë ta ulin në 15 milionë. Bisedimet kanë mbetur në vendnumëro. “Bild” zbulon se kroati me shumë mundësi do të mbesë në Mynih pasi është pikërisht trajneri Hansi Flik që u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të blejnë përfundimisht anësorin e krahut të majtë. Me Leroi Sanenë gati të zbarkojë në Mynih, Flik kërkon një zëvendësues me eksperiencë për gjermanin.

Perisiç është një njohës i vjetër i kampionatit gjerman, pasi në të kaluarën ka luajtur me Volfsburgun dhe Borusian e Dortmundit. Golat, por dhe asistet e kroatit mund të jenë decizivë në këtë fazë delikate të kampionatit ku kampionët kryesojnë me katër pikë më shumë se ndjekësit e Dortmundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"