Flet trajneri Nica: Pranova sfidën, Besëlidhja është basti im

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 9:05

Flet trajneri Nica: Pranova sfidën, Besëlidhja është basti im

Besëlidhja vazhdon të jetë shumë aktive në këtë merkato vere. Pas zyrtarizimit të Dritan Smajlit, Edison Ndrecës, Jurgen Goxhajt, Orjan Xhemalajt dhe Spartak Ajazit, një tjetër lojtar pritet të bëhet pjesë e ekipit për sezonin e ri. Bëhet fjalë për mesfushorin Senad Lekaj. Palët kanë arritur akordin dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet këto ditë me firmosjen e kontratës nga ana e shkodranit.

beslidhja-kamza

Nica Stavri Nica do të jetë “timonieri” i lezhjanëve që ka marrë përsipër ta rikthejë ekipin në elitë. Në një prononcim të parë që kur ka marrë drejtimin e skuadrës, Nica shprehet: “Besëlidhja është një skuadër që ia vlen ta drejtosh, jo vetëm pasi e njoh nga afër, por janë vlerat dhe kontributi i saj shumë vjeçarë në futbollin tonë.

Stavri Nica ne Vllaznia-Laci 3-0

Sapo pata kontaktet e para me presidentin Noka, u arrit akordi dhe firma në kontratë. Më duhen disa ditë që të kem një vizion të qartë për secilin futbollist në veçanti dhe reagimet e tyre në grup. Me të vërtetë kemi një sasi të madhe futbollistësh në provë, por vëmendjen time, më shumë në ditët e para, e kam përqendruar te futbollistët që janë pjesë e skuadrës.

Pas një periudhe të shkurtër stërvitjeje në Lezhë, kohë që do të bëjmë të mundur formatimin e skuadrës me futbollistët që do të federohen, do të zhvendosemi jashtë vendit për të vijuar fazën përgatitore. Pranimi i ftesës së presidentit Noka për të drejtuar Besëlidhjen, për mua është një barrë e rëndë, pasi kjo skuadër duhet që në fund të kampionatit të sigurojë ngjitjen në Superiore”, përfundon Nica.

PRENG GJIKOLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"