Flamurtari pa sulmuesin e momentit në Korçë, por Daja merr një lajm të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 12:54

Flamurtari pa sulmuesin e momentit në Korçë, por Daja merr një lajm të mirë

Flamurtari u ka dhënë dje fund përgatitjeve për ndeshjen e sotme me Skënderbeun, që luhet në stadiumin “Skënderbeu” në qytetin e Korçës. Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar dje paradite në Vlorë, ndërsa gjatë pasdites ekipi vlonjat u nis drejt Korçës për t’u akomoduar në pritje të përballjes së sotme, e vlefshme për javën e 13-të.

fl

Në Korçë, vlonjatët shkojnë me një mungesë të sigurt. Danilo Alvesh nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja për shkak të dëmtimit dhe nuk ia ka dalë që të rikuperohet. Mirëpo, ka lajme të mira për Torasën. Lojtari dje u rikthye në stërvitje me ekipin pas një dite pushim dhe gjasat janë që sot ta nisë që nga minuta e parë këtë përballje, duke u vënë në dispozicion të trajnerit dhe skemave të përgatitura për të përballuar me sukses transfertën korçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"