Flamurtari humbi nga Vllaznia, Idrizi: Besoj te mbijetesa, prisni dhe do shikoni…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 12:18

Flamurtari humbi nga Vllaznia, Idrizi: Besoj te mbijetesa, prisni dhe do shikoni…

Flamurtari humbi ndaj Vllaznisë në transfertë me rezultatin 2-0 dhe tatëpjeta për vlonjatët vazhdon. Ndeshjet kalojnë dhe mbijetesa bëhet thuajse e pamundur për Flamurtarin, që nuk po sheh “dritë” në horizont.

Sinan Idrizi

Megjithatë, Sinan Idrizi, në një prononcim për “RTSH”, është shprehur se ekipi nuk do ta lërë garën për mbijetesë.

“Lojë shumë e mirë nga ekipet, urime Vllaznisë. Presim sfidën e radhës. Prisni dhe do shikoni, kam një sfidë me të gjithë. Unë jam shumë i kënaqur dhe iu them prisni për të parë Flamurtarin. Nuk do ta lëmë garën, madje do luajmë edhe më mirë. Patjetër që besoj te mbijetesa”, shprehet Idrizi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"