“Fjalëkryqi” i të ardhmes së Kamberit, për sulmuesin e Shqipërië mbërrijnë shumë “telefonata”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 19:45

“Fjalëkryqi” i të ardhmes së Kamberit, për sulmuesin e Shqipërië mbërrijnë shumë “telefonata”

E ardhmja e sulmuesit të Shqipërisë Florian Kamberi është kthyer në një mister të vërtetë.
skysports-florian-kamberi-rangers_4908236
Futbollisti shqiptar, i cili aktualisht qëndron si lojtar i huzaur te Glasgou Rejnxhërsi po vëzhgohet nga disa klube angleze, por edhe nga Sent Galeni në Zvicër.

“The Scottish Sun” shkruan se klubi zviceran po has në konkurencën e fortë të Noruiçit, Midlësbrout, Hull Sitit dhe Hadërsfildit. Nga ana tjetër, edhe vetë drejtuesit e Glasgou Rejnxhërsit nuk dëshirojnë të heqin dorë nga 25-vjeçari dhe po bëjnë të pamundurën për të bindur Hibernianin, klubi që ka kartonin e Kamberit.

Vetë këta të fundit dëshirojnë ta shesin Kamberin në mënyrë që të përmirësojnë bilancin financar të këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"