Fituan titullin kampion, Maldini me fjalë të ashpra për Milanin: Nuk po na respektojnë! Unë dhe Masara…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 23:00

Fituan titullin kampion, Maldini me fjalë të ashpra për Milanin: Nuk po na respektojnë! Unë dhe Masara…

Me titullin e fituar dhe festën e përfunduar te Milani ka nisur puna për sezonin e ardhshëm. Drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” flet me fjalë të ashpra për drejtuesit e Milanit ku deklaron se nuk janë ulur në tryezë për rinovimin e mëtejshëm edhe pse janë në skadencë kontrate:

MALDINI

“Unë dhe Masara jemi në skadencë kontrate dhe nuk kemi rinovuar. Më duhet të them se për rrugën tonë dhe për atë që ka ndodhur në të kaluarën edhe gjatë periudhës së krizës me Rangnik, e shoh si mosrespektim që deri më sot administratori i deleguar dhe Elliott nuk janë ulur as të bisedojnë me ne.

Thjesht them te flasim. Sepse mund të na thonë edhe ‘puna juaj nuk ishte aq e mirë sa për të vazhduar’. Ose mund të thotë ‘nuk më pëlqen strategjia juaj’. Siç thashë në atë kohë, më pëlqen të jem një lloj garancie për Milanin.

Unë nuk jam personi i duhur për të bërë një projekt që nuk ka një ide fituese. Nuk mund ta bëja kurrë këtë. Realiteti është se pronarët nuk janë ulur kurrë në tryezë me ne dhe kjo nuk është e mirë.”, përfundoi Maldini.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"