EKSKLUZIVE/ Fituan ndaj Partizanit, Hasanbelliu: Fillimi i mbarë për Teutën, pres edhe më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 10:54

EKSKLUZIVE/ Fituan ndaj Partizanit, Hasanbelliu: Fillimi i mbarë për Teutën, pres edhe më shumë

Edmond Hasanbelliu i gëzohet fitores në startin e kampionatit, për më tepër që mundën një rival si Partizani. Në prononcimin e tij për “Panorama Sport” pas ndeshjes, kreu i klubit durrsak pohoi se e sheh skuadrën më mirë sesa vitin e kaluar, por pret akoma më shumë nga ata. Ai nuk fshihet, teksa pohon se do të jenë sërish pretendentë për kampionë dhe si rival sheh vetëm ekipin që ai financon.

HASANBELLIU

“Fillimi i mbarë është gjysma e punës, si i thonë. Ne themi se jemi më mirë se vitin që kaloi dhe do të pretendojmë sërish për kampionë. Por, unë pres akoma nga skuadra. Blerjet e reja na duken mirë, lojtari me ngjyrë që hyri në pjesën e dytë, presim shumë nga ai dhe të shohim. Skuadra nuk ka presion sa i përket mbrojtjes së titullit. Rival kemi vetëm veten tonë”, u shpreh Hasanbelliu.

SISTEMI VAR – Hasanbelliu u ngacmua paksa edhe për sistemin VAR, për më tepër që ndaj skuadrës së tij u akordua një penallti, e cila për fatin e tyre të mirë nuk u shfrytëzua nga të kuqtë. Edhe pse me një vendim kundër, ai e pranoi si të saktë, por gjithsesi e sheh se është shumë shpejt për të dhënë gjykime përfundimtare.

“Të shohim për sistemin VAR, por deri tani ishte mirë. Në këtë ndeshje ashtu u duk sepse penalltia ishte”, përfundoi prononcimin e tij kreu i presidencës durrsake.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"