Fituan ndaj Butrintit, sulmuesi i Erzenit: S’e lëshojmë më vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2021 | 19:36

Fituan ndaj Butrintit, sulmuesi i Erzenit: S’e lëshojmë më vendin e dytë

Ersil Ymeri po kthehet në një “bomber” tek Erzeni. Edhe pse luan në mesfushë, është gjithnjë me sytë nga sulmi dhe i gatshëm për të shënuar. Dhe nuk ka bërë pak deri më tani, por 4. Më të fundit e realizoi në Sarandë, atje ku shijakasit fituan 2-0.

ersil ymeri

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, 27- vjeçari e quan tejet të rëndësishëm trepikëshin e marrë me Butrintin, ndërsa paralajmëron se me Lushnjën misioni do të jetë i njëjtë. “Shkuam në Sarandë me idenë e qartë për të fituar dhe të blindonim vendin e dytë.

Ky është objektiv që na shoqëron në çdo ndeshje në fakt. Ishim mjaft të mobilizuar dhe në harmoni të plotë në të tria repartet, ndaj edhe ia dolëm. Ushtruam vazhdimisht presion në portën kundërshtare, gjë që i detyroi sarandjotët që ta çonin vetë topin në rrjetë për 1-0. Ndërkohë, edhe pjesa e dytë u dominua tërësisht prej nesh dhe shpejt erdhi edhe goli i dytë. Isha unë që shënova, por falë një pasimi perfekt të Raboshtës.

Goli i shënuar prej meje me kokë arriti të krijonte siguri te skuadra dhe ia dolëm të merrnim një trepikësh të çmuar. Dje (të martën) nisëm stërvitjen në PezëHelmës, pas së hënës pushim.

Në fundjavë kemi sërish ndeshje, teksa presim Lushnjën në ‘Tofik Jashari’. Është një takim dhe ky mjaft i vështirë, por objektivi ynë mbetet fitorja. Duhet t’ia dalim, që të gëzojmë bashkë me tifozët”, përfundon Ymeri.

FIQIRI SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"