“Fituam duke dominuar totalisht”, Inzagi pas derbit: Mëkati i vetëm ishte që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 0:00

“Fituam duke dominuar totalisht”, Inzagi pas derbit: Mëkati i vetëm ishte që…

Interi po kalon një moment të mirë në Serinë A, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Milanin në derbi me rezultatin 1-0. Për këtë sukses ka meritë padyshim edhe trajneri Simone Inzagi, i cili në prononcimin e dhënë pas duelit ndaj Milanit, ndër të tjera u shpreh:

ISGlrMy4

TRIUMFI – Ishte një kënaqësi të shohësh djemtë në fushë, kemi fituar duke dominuar totalisht. Mëkati i vetëm ishte që nuk mbyllëm ndeshjen, por kemi fituar dy derbi në 20 dite, nuk ndodh shpesh.

LAUTARO- I mrekullueshëm, e meriton gjithë këtë sepse punon shumë. Flitej shumë për modulin e Milanit, por jemi përqendruar tek vetja jonë, një ndeshje e shkëlqyer dhe kënaqësi të fitosh kështu.

NAPOLI – Është normale që shohim para, por duhet të përqendrohemi tek ne dhe të vazhdojmë kështu sepse mund të bëjmë akoma më mire dhe do bëjmë.

TIFOZËT DHE SHKRINIAR – Unë nuk kisha asnjë dyshim, “Curva Nord” dhe i gjithë stadiumi janë gjithmonë me ne. Na kanë shoqëruar nga fillimi deri në fund”, u shpreh Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"