Fitorja ndaj serbëve, Kovaç vlerëson tri pikët, por jo golat: Mund të shënonim më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 11:19

Fitorja ndaj serbëve, Kovaç vlerëson tri pikët, por jo golat: Mund të shënonim më shumë

Shumë i lumtur Niko Kovaç për nisjen e një sezoni të ri në Ligën e Kampioneve. Bavarezët respektojnë statistikat, duke fituar ndeshjen e 15-të nga 16 të luajtura në shtëpi në debutim.

kovac

Në konferencën për shtyp pas fitores së pastër kundër Cërvena Zvezdës, trajneri kroat i bavarezëve deklaroi: “Ishte një paraqitje që më la tejet të kënaqur, ndaj nuk më ngelet veçse të komplimentoj djemtë për ndeshjen e zhvilluar. Krijuam disa shanse dhe mund të kishim shënuar të paktën dy gola më shumë, por gjithsesi e nisëm mirë edhe kështu. Nuk është e lehtë të shndërrosh në gol çdo mundësi, ndaj le të mjaftohemi me rezultatin e arritur”.

Në analizën e tij të sfidës, kroati i jep më shumë rëndësi fitores sesa paraqitjes, edhe pse, siç e theksoi, e ka lënë shumë të kënaqur. Janë ende pesë ndeshje për t’u luajtur e gjithçka është për t’u vendosur, por fillimi i mbarë ka gjithnjë rëndësi. “Ndeshjet e grupit duhen fituar, por e para ka gjithnjë një peshë të madhe. Sot bëmë gjithçka si duhet, megjithatë mund të përmirësohemi edhe më shumë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"