Fitorja ndaj Bylisit detyrim, Kukësi me mungesa të rëndësishme. Shehi “skicon” formacionin e verilindorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 11:22

Fitorja ndaj Bylisit detyrim, Kukësi me mungesa të rëndësishme. Shehi “skicon” formacionin e verilindorëve

Kukësi do të luajë me Bylisin ditën e sotme, një ndeshje ku verilindorët e drejtuar nga Orges Shehi do të kërkojnë të marrin vetëm fitoren, e cila është detyrim për ndeshjen e sotme.Kukesi stervitje ne prag te Luftetarit

Edhe në këtë ndeshje, Kukësi duhet të përballet me disa mungesa. Do të mungojë Maliqi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk mund të luajë ditën e sotme.

Gjithashtu një mungesë tjetër do të jetë edhe ajo e Obanor, i cili vuan një dëmtim të marrë në ndeshjen e parë të Kupës ndaj Apolonisë. Për krahun e majtë të mbrojtjes, do të përshtatet Ethemi, duke parë zgjedhjet e kufizuara në kampin verilindor.

Formacioni i mundshëm:

Në portë: Xhika;

Në mbrojtje: Ethemi, Teqja, Lulaj, Musta;

Në mesfushë: Musolli, Limaj, Rroca;

Në sulm: Abazaj, Shkurtaj, Gavazaj;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"