Fitorja e Korabit me Pogradecin, flet Mërgjyshi: Bindëm, por të mos fluturojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2021 | 16:15

Fitorja e Korabit me Pogradecin, flet Mërgjyshi: Bindëm, por të mos fluturojmë

Artan Mërgjyshin e bind Korabi, ndonëse “sytë” i ka ende te merkatoja. Trajneri pas ndeshjes me Pogradecin për gazetën tha:

Mergjyshi

“Jemi në kuadër të përgatitjeve dhe konsolidimit të skuadrës. Jemi të kënaqur deri më tani, por mbetemi në pritje të afrimeve të reja. Kemi punuar në Peshkopi këto dy javë, duke u përqendruar te gjendja fizike. Sot (dje) pashë një skuadër që qëndroi mirë në fushë, ndonëse nuk kishim shumë mundësi në stol. 60 minuta ishim agresivë dhe patëm dalje të shpejtë në sulm.

Me përforcimet që kemi në plan të bëjmë, mendoj se do të jemi një ekip konkurrues. Kampionati do të jetë i vështirë dhe këtë e dimë, ndër to edhe Pogradeci, që gjithnjë ka qenë pretendent. Ndaj më kënaq ky prezantim në miqësore, ndonëse nuk duhet të ‘fluturojmë’”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"