Fitore vetëm në miqësore kur ishte ende Çekosllovaki, ja bilanci i Shqipërisë me Republikën Çeke para Euro 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 14:09

Fitore vetëm në miqësore kur ishte ende Çekosllovaki, ja bilanci i Shqipërisë me Republikën Çeke para Euro 2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet me Republikën Çeke në kualifikueset e EURO 2024 ku të dy ekipet janë pjesë e Grupit E.

shqiperi republika ceke

Bilancet në vite flasin në favor të Republikës Çeke, edhe pse në vitet e para të përballjeve mes ekipeve, kur ajo ishte ende Çekosllovakia, Shqipëria kishte një bilanc më të mirë.

Ndeshja e parë me Çekosllovakinë është në vitin 1950 dhe u fitua nga çekët me shifrat 3-0. Më pas, në dy miqësore të zhvilluara në nëntor dhe në dhjetor të vitit 1952, Shqipëria fitoi me shifrat 3-2 dhe 2-1.

Në kualifikueset e Euro 1992, ishte e vetmja përballje e dyfishtë zyrtare me Çekosllovakinë, ndeshje në të cilat Shqipëria u mund 2-0 në Tiranë dhe 2-1 në Olomuc.

Më pas, Çekosllovakia u shpërbë dhe që atëherë, Shqipëria ka luajtur vetëm një herë ndaj Republikës Çeke, në qershorin e vitit 2021 në një miqësore që u fitua me shifrat 3-1 nga skuadra çeke.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"