Fitore e artë e Luftëtarit, zhyt Teutën në fundin e tabelës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 18:03

Fitore e artë e Luftëtarit, zhyt Teutën në fundin e tabelës (VIDEO)

Luftëtari ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-3 me Teutën. Ka qenë një ndeshje shumë e bukur midis tyre dhe me shumë gola.

sdfsdf

Heroi i Luftëtarit sot mund të quhet Shkurtaj, që ka shënuar dy gola, ndërsa një ia ka dhuruar vetë Teuta. Me këtë fitore Luftëtari ndodhet në pozita të favorshme, ndërsa Teuta ngelet në vendin e parafundit.

DF

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet takimi, TEUTA 2-3 LUFTËTARI.

90’+ Rrezikon disa herë Teuta, shumë pranë golit, por pret Ruçi.

90’ Arbitri i katërt akordon 3 minuta shtesë.

88’ Teuta hidhet në sulm, kroson Hakaj por largon mbrojtja e Luftëtarit.

83’ Një rast i mirë për Teutën. Godet Latif me kokë, por pret portieri Ruçi.

82’ Dalje shumë e gabuar e Ruçit, por largon mbrojtja gjirokastrite.

81’ Zëvendësim i detyruar për luftëtarin pas daljes me të kuq të Liçaj. Del nga loja Rroca dhe futet Janku.

78’ Ngelet me 10 lojtarë Luftëtari. Liçaj ndëshkohet me karton të kuq.

75’ Karton i verdhë për mesfushorin e Teutës, Lajthia.

74’ Zëvendësimi i parë për Luftëtarin, largohet nga fusha Bregu dhe hyn Minga.

72’ Probleme për Aleksin, por vendos të rikthehet në fushë.

71’ Liçaj përsëri protagonist. Largon topin pas një krosimi të Teutës nga krahu i djathtë. Pas tij ndodhej i vetëm një lojtar i Teutës.

66’ Dhuratë e Teutës, Luftëtari kalon për herë të tretë në avantazh. Licaj kroson nga krahu i djathë. Kontrollon fillimisht Kastrati por më pas i ikën nga duart dhe çuditërisht mbrojtësi e dërgon topin në rrjetën e vet. Autogol!

65’ Bën presion Teuta. Luftëtari mban topin në gjysmëfushën e vet.

58′ Alhasan i Teutës humbet rastin ideal përpara portës së mbrojtur nga Ruçi.

51’ Luftëtari përsëri pranë golit. Gjuajtja e Abazaj pritet nga portieri Kastrati.

49’ Luftëtari pranë golit të tretë, Shkurtaj përsëri protagonist. Goditja e tij nga brenda zonës shkon jashtë kuadratit të portës.

46′ Fillon pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë në “Niko Dovana”, Teuta 2-2 Luftëtari.

45’ Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë.

44’ Zëvendësim i detyruar për Teutën del Hila, në fushë Shehi.

40’ GOOOOOOOOOOL Barazon përsëri Teuta. I riu Lajthia përfiton nga krosi i Cyrbjas dhe me kokë dërgon topin në rrjetë.

38’ Abazaj del përpara portierit Kastrati, por nuk përfiton për të shënuar.

33′ GOOOOOOL Shkurtaj kalon përsëri në avantazh Luftëtarin, aksion shumë i bukur i gjirokastritëve.

32’ Aleksi dhe Latif konfrontohen me njëri tjetrin, faull për Luftëtarin.

26’ Bën presion ekipi vendas, por mbrojtja e Luftëtarit reziston.

20’ Shpërdoron Amadu Latif një krosim të mirë në zonë. Goditja e tij me kokë shkon jashtë.

17′ Goooooooool Barazohen shifrat në Durrës, shënon Hila nga penalltia

16′ Penallti për Teutën. Prekje me dorë e Lejdi Liçaj. Ndëshkohet me të verdhë lojtari  i Luftëtarit.

14’ Cyrbja merr përsipër goditjen nga këndi, kroson por largon mbrojtja gjirokastrite.

12’ Tjetër përpjekje e Teutës. Kësaj radhe ishte Amadu Latif, por edhe ai nuk tregohet i saktë me gjuajtjen e tij.

8’ Goditje nga jashtë zone e Hilës, por shkon larg portës së Ruçit.

4’ Krosim i rrezikshëm nga Cyrbja, por largon Gjeorgjievski.

2′ Gol i befasishëm, Shkurtaj kalon në avantazh Luftëtarin.

1’ Fillon sfida në “Niko Dovana”.

 

FORMACIONET:

TEUTA: Kastrati, Gjeorgjievski, Hrkac, Bilali, Alhasan, Mustafov, Çyrbja, Hila, Lajthia, Karimi, Latif Trajner: Stavri Nica

LUFTËTARI: Ruçi, Licaj, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj Trajner: Hasan Lika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"