Fitore bindëse ndaj Burrelit, trajneri i Korabit: Pati vetëkënaqësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 22:19

Fitore bindëse ndaj Burrelit, trajneri i Korabit: Pati vetëkënaqësi

Korabi mori një fitore bindëse ndaj Burrelit me rezultatin 3-1 dh parakalon Tomorin në renditje. Artan Mërgjyshi e vlerëson si shumë të rëndësishme këtë fitore. Pas ndeshjes, trajneri i Korabit tha:

mergjyshi

“E kishim vlerësuar në maksimum këtë takim, pasi konsiderohet si derbi i qarkut Dibër. Unë jam i kënaqur me fitoren dhe lojën. Pjesën e parë e mbyllëm me fitoren 2- 0, ndërsa në të dytën u vumë në vështirësi nga matjanët. Pati vetëkënaqësi dhe sikur lëshuam pak në lojë. Gjithsesi, ia dolëm të merrnim këtë trepikësh me tripletën e Markut”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"