Postuar: Janar 15, 2018 | 17:43
Fiton 20 milionë euro, tenistja: Nuk kam paguar kurrë në restorant
Tenistja e njohur Simona Halep, e cila është shpallur edhe kampione për femrat gjatë turneut Shenzen, ka zbuluar gjatë një deklarate se nuk ka paguar asnjë qindarkë pas përfundimit të sezonit të kaluar. Në deklaratën e saj, Halep tha se:
“Kam pushuar në Rumani me mikeshat e mia dhe nuk kam menduar fare për tenisin. Fakti që jam tenistja më e mirë në botë ka sjellë edhe benefite gjatë ditëve të pushimit. Kur shkoja në restorante nuk kam paguar kurrë.
Ishin pronarët ata që e paguanin llogarinë. Edhe kur trajneri im erdhi në Rumani, kemi kaluar 12 ditë pa shpenzuar asnjë qindarkë”. Në vitin 2017, Halep fitoi 20 milionë euro.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"