Firmosi me skuadrën e re dhe u tërhoq nga futbolli, vendimi i befasishëm i Dimos: Do hap një faqe të re në profesionin e financierit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 16:53

Firmosi me skuadrën e re dhe u tërhoq nga futbolli, vendimi i befasishëm i Dimos: Do hap një faqe të re në profesionin e financierit

Një lajm i rëndësishëm sa i takon kampit beratas ishte largimi i futbollistit fierak, Amarildo Dimo, i cili ka vendosur të varë “këpucët në gozhdë”.

dimo-1

Pas një jave stërvitje me Tomorin, ku kishte ardhur si përforcim, Amarildo Dimo ka befasuar drejtuesit dhe tifozët e Tomorit, duke u komunikuar se do të tërhiqet nga futbolli.  Për “Panorama Sport” ai thotë se vendosi ta mbyllë me futbollin e luajtur për arsye personale dhe familjare.

Dimo i Bylisit

“Me shumë keqardhje më duhet të them se po e mbyll me futbollin. Një respekt të veçantë për Tomorin dhe drejtuesit e tij, që më vlerësuan së fundmi dhe më hapën dyert edhe pse në moshën 37-vjeçare. Për fat të keq rrugët tona u ndanë shpejt, pasi për arsye personale dhe familjare kam vendosur me shumë dhimbje t’i them stop futbollit.

Jeta ime në futboll është një libër për t’u shkruar dhe tani do hap një faqe të re në profesionin tim të financierit. Nuk do ndahem asnjëherë nga shkallët e stadiumit”, tha Dimo ekskluzivisht për gazetën.

Skenderbeu

Me Tomorin ai luajti vetëm në miqësoren e parë ndaj Egnatias. Në karrierën e tij të gjatë fieraku ka veshur fanellat e Apolonisë, Bylisit, Skënderbeut dhe Egnatias. Me korçarët Dimo arriti të fitonte dhe kampionjatin. Mëngjarashi është shquar gjithmonë për grintën e shfaqur në fushën e blertë.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"