“Firmosi me Lushnjën këtë merkato”, flet Lundraxhiu: Në Gjermani s’më eci, e ngjisim ekipin në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 15:09

“Firmosi me Lushnjën këtë merkato”, flet Lundraxhiu: Në Gjermani s’më eci, e ngjisim ekipin në Superiore

Pas firmës në kontratë, klubi lushnjar nëpërmjet sekretarit Edison Koçi ka prezantuar para tifozëve Emiljan Lundraxhiu. Qendërmbrojtësi vjen për të kompensuar të larguarin Ibrahimllari, që pas pak ditësh do të udhëtojë drejt SHBA-ve.Lundraxhiu (1)

Pas zyrtarizimit vetë lojtari u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes, ndërsa tregoi peripecitë e kaluara në Gjermani. “Vij pas një aventure 3-vjeçare në Gjermani, ku luaja te Bremerhaven. Ishte një përvojë interesante, por me fund jo të lumtur. E them këtë, pasi nuk arrita të pajisem me vizë. Kam sakrifikuar tre vjet nga karriera ime, me shpresën që gjithçka do të mbyllej ndryshe. Gjermania është një kapitull i mbyllur për mua.

Të hënën kam firmosur në klubin e Lushnjës duke pranuar të luaj me këtë ekip. Erdha në një klub me traditë dhe me një tifozëri të zjarrtë. Falënderoj profesor Ilir Gjylën që nuk dyshoi për asnjë moment tek unë dhe më hapi derën. Ndihem shumë mirë që do të kontribuoj për Lushnjën, për ngjitjen në Superiore. Kam tre vjet që jam shkëputur nga Kategoria e Parë, por besoj se do të përshtatem shpejt dhe do të jap atë që kërkohet. Kampionati fillon në fund të janarit dhe kemi kohë për t’u përgatitur”, u shpreh qendërmbrojtësi më i ri i lushnjarëve.lundraxhiu

LARGIMET – Pas Ibrahimllarit, Allkanjarit dhe Dervishit, një tjetër futbollist largohet nga Lushnja. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Denis Brahimaj. Kavajasi që pas pak ditësh do të mbushë 22 vjeç ka deklaruar për “Panorama Sport” se e ka mbyllur këtu aventurën me verdhejeshilët. “Po, është e vërtetë që do të largohem nga Lushnja.

Të hënën ishte stërvitja e fundit me skuadrën. Do të shikoj ndonjë mundësi tjetër”, tha Brahimaj. Lojtari në fjalë erdhi verën e kaluar te lushnjarët. Ai luajti 5 ndeshje, në total 380 minuta dhe për herë të fundit u aktivizua kundër Shënkollit.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"