Firmos portieri Halilaj, Kamza akord me mbrojtësin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 13:07

Firmos portieri Halilaj, Kamza akord me mbrojtësin e Skënderbeut

Pas disa ditëve bisedime, dje drejtuesit e Kamzës kanë arritur të gjejnë akordin me ish-portierin e Flamurtarit sezonin e shkuar, Argent Halilajn, i cili do të jetë një siguri e madhe për ekipin e trajnerit Ndreu.

halilaj

Ndërkohë që të hënën parashikohet të bëjë të njëjtën gjë edhe mbrojtësi Hektor Idrizaj. Ndërkohë që merkatoja vazhdon dhe në ditët në vijim do të ketë të tjerë futbollistë që do të bashkohen me ekipin.

hektor idrizaj

Por drejtuesit janë treguar disi të kujdesshëm dhe nuk kanë në plane që të bëjnë publikë emra, deri në momentin që të hidhen firmat mbi kontratë. Për të gjetur lojtarët e duhur, po shihet si në tregun vendas, ashtu edhe në atë të huaj.

Kamza kampione e Kategorise se Pare

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"