Firma e parë për janarin, Lushnja siguron një qendërmbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 14:57

Firma e parë për janarin, Lushnja siguron një qendërmbrojtës

Lushnja zyrtarizon të parin afrim në merkaton e dimrit dhe ai është Donald Bejko. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar kishte ditë që stërvitej me verdhejeshilët, por vetëm dje ka nënshkruar. Për “Panorama Sport” është sekretari i klubit, Edison Koçi, që konfirmon mbylljen e marrëveshjes, ndërsa thotë: “Donald Bejko është zyrtarisht lojtar i Lushnjës. Ai ka firmosur kontratën dhe do të luajë me ne deri në fund të sezonit”.
75380401_2458199087596819_1709885394603999232_n
Durrsaku vjen pas disa eksperiencave në Kategorinë e Parë me Besën, Ilirinë, Turbinën dhe Egnatian, ndërsa pjesën e parë të këtij sezoni luajti me Luzin. “Jam shumë i kënaqur për këtë kalim të rëndësishëm. Lushnja është një skuadër pretendente dhe me objektiva të mëdhenj. Kemi rënë dakord me drejtuesit dhe kam firmosur pa hezitim. Falënderoj trajnerin Gjyla dhe jam i motivuar për të justifikuar besimin e Lushnjës”, tha mbrojtësi 25-vjeçar.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"