Finalja e Tiranës/ A do të ketë shtetrrethim më 25 maj? Drejtori i Policisë së Shtetit: Jo panik! Po identifikojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 12:44

Finalja e Tiranës/ A do të ketë shtetrrethim më 25 maj? Drejtori i Policisë së Shtetit: Jo panik! Po identifikojmë…

Më 25 maj në Tiranë, në stadiumin “AIR Albania” do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës ku do të luajë Roma me Fejnordin. Në një prononcim për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka folur për këtë ndeshje dhe duke thënë se Tirana ditën e mërkurë do të jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë në kryeqytet:

GLEDIS NANO

“K[to dite është thënë që në 25 maj do ketë një shtetrrethim. Dua tu bëj me dije e tu kërkoj mirëkuptim qytetareve që data 25 do jetë ditë feste. Mos përhapim panik lidhur me shtetrrethime. Patjetër që do ketë bllokim të rrugëve. Tirana do jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë në Tiranë.

Masat e marra deri më tani janë masa që i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Po kështu e ‘fan-zone’ që do jenë në Tiranë, janë marrë masa që të mos lejohen dy tifozeritë të krijojnë përplasje.

Është e vërtetë që tifozeritë kanë dhe ultras apo tifozë me tendenca të dhunshme e huligane, por kjo është një ditë feste e duhet të jetë promovim i vlerave të qytetarëve evropianë.

S’do lejojmë kurrsesi që një pakicë e vogël tifozësh që nën efektin edhe të pijeve alkoolike apo adrenalinës që shkakton sporti të prishin imazhin e vendit tone. 

Jemi në bashkëpunim me autoritetet e huaja me qëllim identifikimin e këtyre personave e masat do jenë profesionale që këto akte të mos ndodhin”, tha drejtori i Policise se Shtetit Gledis Nano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"