Fillon organizimi i Elbasanit, drejtimi i skuadrës i besohet dy ish-futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2017 | 12:44

Fillon organizimi i Elbasanit, drejtimi i skuadrës i besohet dy ish-futbollistëve

Erjol Merxha dhe Endri Dalipi janë trajnerët e rinj të klubit të futbollit të Elbasanit.

Merxha Erjol

Erjol Merxha

Burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë klubit elbasanas konfirmojnë se dy ish-futbollistët e kësaj skuadre do të marrin në dorë drejtimin e klubit.

Endri Dalipi

Endri Dalipi

Ndërkohë, ish-teknikut Muharrem Dosti do t’i besohet një tjetër rol në klub, ajo e përgatitjes së portierëve të ardhshëm të akademisë.

Për sa i përket stërvitjes, është programuar që të startojë ditën e hënë.

Në këtë mënyrë do të nisë zyrtarisht edhe edicioni i ri futbollistik, me Elbasanin që do të militojë në Kategorinë e Dytë.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"