Festoi me fanellën e Maradonës, Barcelona dhe Mesi marrin dënimin. Ja gjoba që do paguajnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 14:11

Festoi me fanellën e Maradonës, Barcelona dhe Mesi marrin dënimin. Ja gjoba që do paguajnë

Leo Mesi është dënuar me 600 euro gjobë për festimin e golit ndaj Osasunës, me bluzën e Maradonës.

mesi maradona 1

Pas ndarjes nga jeta të legjendës argjentinase, Mesi i dedikoi atij një gol, teksa pasi shënoi ndaj Osasunës në fundjavë, hoqi bluzën e Barcelonës dhe festoi me fanellën e Maradonës, te Njuells Old Bojs.

Pas kësaj, arbitri e ndëshkoi sulmuesin me karton të verdhë, sipas rregullores. Megjithatë nuk përfundoi këtu, pasi argjentinasi është dënuar edhe nga La Liga, me një gjobë prej 600 eurosh, teksa nuk ka shpëtuar as klubi katalanas. Barcelona është dënuar gjithashtu me një shumë 350 eurosh.

Dy shuma simbolike këto për të dyja palët, duke ditur përfitimet që arkëtojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"