Federata bën lëmsh Partizanin me kartonët, një tjetër lojtar humbet derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 12:20

Federata bën lëmsh Partizanin me kartonët, një tjetër lojtar humbet derbin

Federata Shqiptare e Futbollit bën lëmsh Partizanin me kartonët, kështu që do të mungojë edhe Broja në derbin ndaj Tiranës, që do të luhet të premten, në orën 19:00.

broja

Para sfidës me Bylisin, Broja figuronte në sistemin e federatës me dy kartona të verdhë. Por, pas kartonit që mori në Ballsh të shtunën, tani ka dalë në sistem me katër të tillë. Pra, mesfushori do mungojë në derbi bashkë me Telushin, i cili u ndëshkua me të kuq.

Klubi i kuq është njoftuar nga FSHF-ja, gjë që ka ndryshuar planet në kampin e tyre. Franko Lerda kështu duhet të nisë të mendojë për mesin e fushës, pasi dy titullarët nuk do të jenë në gatishmëri kundër Tiranës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"