Fatura e festës shkon 20 mijë paund/ Gratë e anglezëve, alkool deri në 2 të mëngjesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 21:00

Fatura e festës shkon 20 mijë paund/ Gratë e anglezëve, alkool deri në 2 të mëngjesit

Familjarët e futbollistëve të Anglisë kanë nisur të prodhojnë lajmet e para nga Katari, ku ata janë akomoduar në një prej kryqëzorëve më luksozë (1 miliard paund) në portin e Dohas.

0_Wags

“The Sun” ka zbuluar se pas fitores së ndeshjes së parë të grupit, kundër Iranit 6-2, të hënën e shkuar, gratë dhe të dashurat e yjeve të “Tre Luanëve” kanë festuar në klubin dhe anijen ku janë akomoduar deri në orën 2 të mëngjesit, ndërsa fatura në total e festës së shfrenuar me alkool mbërriti deri në shifrën e 20 mijë paundëve.

E dashura e Grilishit, gruaja e Meguajërit, Pikfordit dhe Uokerit ishin ndër personat që qëndruan deri mëngjesin e së martës, ndërsa një dëshmitar tregoi për “The Sun” detajet nga ajo që ndodhi në “pallatin” 22-katësh “MSC World Europa”.

2_JS239515957

Kjo anije ka 6.762 pasagjerë, të cilët kanë paguar paketa deri në 6 mijë paund për të qëndruar gjatë këtij muaji. “Ato kanë rezervuar paketat ‘Premium’ në bordin e anijes. Është e gjitha e paguar përpara se të mbërrinin në Katar.

Por ato porositën shishe shampanje 250 paund dhe kokteje të ndryshme. Morën pjesë edhe në karaoke, ndërsa konsumuan aq shumë alkool sa bari duhej të rifurnizohej mëngjesin tjetër”, tregoi dëshmitari për tabloidin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"