Fati i Kosovës i ndarë mes dy grupeve në Europian, mund të kalojë tek grupi i “ferrit”. Shaland: I pranoj të dyja opsionet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2019 | 21:26

Fati i Kosovës i ndarë mes dy grupeve në Europian, mund të kalojë tek grupi i “ferrit”. Shaland: I pranoj të dyja opsionet

Kosova e ka disi të ndërlikuar fatin e saj, në rast kualifikimi për në fazën e grupeve të Europianit 2020.

Kosovo-celebrate

Në muajin mars, ekipi i Bernard Shaland do të luajë gjysmëfinalen e Ligës D, me Maqedoninë e Veriut, dhe në rast fitoreje pret në finale Gjeorgjinë ose Bjellorusinë.

Shorti i caktoi në rast triumfi, kalimin në grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Holanda, Ukraina apo Austria. Por, ka edhe një opsion tjetër për “dardanët”.

Në faqen e saj zyrtare, UEFA bën me dije se nëse fituese nga Liga A shpallet Rumania(ku ndër të tjera gjenden edhe Islanda, Bullgaria apo Hungaria), ajo e ka vendin direkt në grupin C. Kështu, nëse Rumania dhe Kosova kualifikohen të dyja, do të jenë rumunët që do të kalojnë në grupin C, ndërkohë që vendin në grupin F do e marrë Kosova.

shorti euro 2020

Një lajm i keq ky për trajnerin Shaland, pasi në grupin F, do të gjendej me Portugalinë, Francën dhe Gjermaninë.

Për shortin e ditës së sotme, vetë Shaland ka folur për “Supersport” në një lidhje telefonike: “Grupi C ku gjendet edhe Holanda, është një zgjedhje e mirë për ne, dhe e duam. Opsioni i dytë është grupi F, por ky është më i vështirë pasi gjenden Gjermania, Portugalia dhe Franca. Do i pranoja të gjitha grupet, vetëm të kualifikohemi. Për mua pjesa e grupeve nuk është problem. Do të jetë shumë e vështirë të kualifikohemi, por kemi mundësi reale në mars në Ligën e Kombeve. Shpresojmë t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion që të arrijmë kualifikimin.

s

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"