Fasone: Gati 100 milionë euro të tjera për Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 9:54

Fasone: Gati 100 milionë euro të tjera për Milanin

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Marko Fasone ka folur për Milanin e ri, borxhet, Berluskonin, madje edhe Mino Raiolën. Duke replikuar ndaj mosbesimit të menaxherit të Donarumës, administratori kuqezi tha: “Raiola nuk ka besuar që në prill dhe të paktën fjalët e tij kanë koherencë.

fasone milan1

Projektin ai e njeh dhe e di që në tre vitet e ardhshme ne synojmë të rrisim financat me 60-70 e deri në 100 milionë euro nga Kina, ndërkohë që klubet e mëdha aktualisht faturojnë deri në 25 milionë euro. Nuk kemi thjesht zyrë në tokën kineze, por një përfaqësi, e cila zhvillon emrin e Milanit si biznes.

Për sa i përket shiritit, Xhixhon e imagjinojmë të tillë pasi kam besim se do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë”. Borxhet e klubit janë një temë që është komentuar edhe nga kryebashkiaku i Milanos, por Fasone shpreh bindjen për shlyerjen e tyre: “Ne synojmë të likuidojmë fondin ‘Elliot’ në mars. Jam 99 për qind i sigurt se do ia dalim.

fasone milan

1-përqindëshi është thjesht hapë- sirë që unë si menaxher duhet ta parashtroj. Tifozët duhet të jenë të qetë dhe mos të mendojnë se skuadra e tyre e zemrës do të ketë probleme.

E di që shoqëritë aziatike shihen me dyshim, por deri tani jemi përgjigjur me fakte dhe shifra”. Në lidhje me Berluskonin dhe marrëdhënien me Galianin, Fasone sqaroi:

“Me Galianin flasim shpesh, ndërsa 27 vitet e Berluskonin mendoja se do të na sillnin më shumë trysni, por zgjedhja jonë për transparencë nëpërmjet rrjeteve sociale po jep frytet e veta”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"