Falimenton Bari, Çani dhe Hysenbelliu mesazh solidarizimi për ish-klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 18:49

Falimenton Bari, Çani dhe Hysenbelliu mesazh solidarizimi për ish-klubin

Klubi i njohur italian, Bari, nuk arriti të regjistrohej në Serinë B për sezonin 2018-2019, duke qenë se ka borxhe të shumta. Praktikisht falimentoi dhe nuk do të jetë më pjesë e futbollit profesionist në Itali, në një kohë që ka histori 110-vjeçare.

bari

Ky lajm ka prekur jo pak edhe dy futbollistët shqiptarë që kanë qenë pjesë e Barit në periudha të ndryshme. Bëhet fjalë për Edgar Çanin dhe Fatmir Hysenbelliun, të cilët përmes mesazheve në rrjetin social “Instagram”, janë solidarizuar me klubin puljez.

oni

“Bari meriton më tepër”, – shkruan sulmuesi i Partizanit. Ndërsa Hysenbelliu kishte lënë këtë mesazh për ish-skuadrën: “Ju duhet të ktheheni më të fortë”. Ish-sulmuesi i Partizanit, Tiranës dhe Dinamos në kampionatin shqiptar ka qenë pjesë e ekipit të parë të Barit nga viti 2011 deri në 2013.

cani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"