Europa Ligë/ Njihuni me kundërshtarin e Laçit, sfidoi Interin në grupet e Ligës së Kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 13:18

Europa Ligë/ Njihuni me kundërshtarin e Laçit, sfidoi Interin në grupet e Ligës së Kampionëve

Kundërshtarët e Laçit në turnin eleminator të Europa Ligës do të jenë qipriotët e Anorthosis. Për këdo që e kujton si emër, patjetër që do ta lidh me Arjan Beqajn, ish-portierin e kombëtares sonë, që ka luajtur aty.  Anorthosis numëron 13 tituj kampion dhe 10 Kupa të Qipros. Ata gjithashtu kanë në bagazh edhe plot 7 Superkupa.

anorthosiss

Sezonin historik e ka zhvilluar në 2008-2009, që është dhe debutimi. Në ligën e kampionëve ata shkuan deri në fazën e grupeve ku patën mundësi edhe ta kalonin atë, nëse do të kishin paksa më shumë fat. Ata ndodheshin në të njëjtin grup me Interin. Trajneri i skuadrës është Antonis Papadopulos dhe ka një stadium me kapacitet prej 10 mijë vendesh. Duhet theksuar se ekipi qipriot që prej 2009 nuk ka bërë arritje të mëdhaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"