Është pranë kalimit te Juventusi, trajneri i Romës: E lashë Xhekon në stol për ta mbrojtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 14:03

Është pranë kalimit te Juventusi, trajneri i Romës: E lashë Xhekon në stol për ta mbrojtur

Trajneri i Romës, Paolo Fonseka foli pas ndeshjes së parë dje në kampioant që përfundoi në barazim 0-0 ndaj Veronës. Fonseka foli për të ardhmen e Edin Xhekos pasi e la boshnjakun në stol, si dhe konfirmoi se i duhet një sulmues.

xheko

“Nuk mund të them se çfarë do të ndodhte nëse Xheko do të luante. Karles Perez kishte këtë problemin e Covid dhe nuk ishte në formë. Më pëlqen sistemi me Mkitarianin si fals 9, por neve na duhet një sulmues dhe po punojmë për të. Na duhet një sulmues që të sulmoj hapësirat. Ka qenë një javë shumë e vështirë për Xhekon. E mora këtë vendim për ta mbrojtur atë”.

Ndeshja tjetër e Romës në kampionat është kundër Juventusit, me bardhezinjtë që thuhet se janë pranë sulmuesit boshnjak. Kur u pyet nga gazetarët nëse Xheko do luajë kundër Juventusit, trajneri Fonseka u përgjigj: “ Do shohim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"