Është i fiksuar pas Ligës së Kampioneve, Boateng refuzon ofertat italiane edhe pas telefonatës së Tares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 22:19

Është i fiksuar pas Ligës së Kampioneve, Boateng refuzon ofertat italiane edhe pas telefonatës së Tares

Zherom Boateng i ka idetë e qarta. E ardhmja e tij do të jetë vetëm në një klub që luan në Ligën e Kampioneve rregullisht. Mbrojtësi gjerman, pasi i dha lamtumirën Bajern Mynih, ka refuzuar çdo lloj oferte që ka mbërritur në adresë të tij nga klube që nuk luajnë në këtë kompeticion ,edhe pse bëhej fjalë për projekte të rëndësishme e shifra relativisht të larta.

BOATENG

Sipas “Sport1.de”, Fiorentina dhe Lacio janë munduar më kot të afrojnë lojtarin duek zhvilluar negociata të gjata me të. As telefonata e Igli Tares në ditët e kaluara duket se nuk e ka bindur dhe ish-futbollisti i Gjermanisë ka udhëzuar përfaqësuesin e tij që të negociojë vetëm me ekipe që luajnë në turneun elitar për klube në kontinent.

Emri i tij përflitej edhe te Mançester Junajtid por akordi me Varane i anglezëve bëri që të mbyllej çdo bisedë mes palëve. Tani duket se është Sevilja alternativa e parë për vazhdimin e karrierës së tij dhe bisedimet kanë filluar për nënshkrimin e kontratës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"