Erzeni skuadra me më pak humbje në kampionat, shijakasit mbajnë rekordin edhe për barazimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 10:00

Erzeni skuadra me më pak humbje në kampionat, shijakasit mbajnë rekordin edhe për barazimet

Të shumtë kanë qenë specialistët e futbollit në fillimin e këtij sezoni që nuk binin dakord për mënyrën si u ndërtua Erzeni, pa një fazë të plotë përgatitore dhe duke vënë në pikëpyetje nëse do t’i rezistonte Superiores apo jo. Mirëpo, ditët e sotme pas vijueshmërisë së kampionatit, e konsiderojnë Erzenin si ekipin më stabël dhe pa luhatje.

erzeni

Nëse shikojmë statistikat, Erzeni është ekipi me më pak humbje, vetëm pesë të tilla dhe kurrë nuk ka pësuar dy humbje rresht çfarë do të thotë që nuk e ka përjetuar fjalën krizë të rezultateve, duke rrezikuar pozicionin e tij dhe që nga java e parë ruan një të mesme të artë në renditje.

Në raport me ekipet kundërshtare Erzeni nuk është inferior ndaj askujt. Kujtojmë këtu që është ekipi i parë që i ka shkaktuar humbje brenda një faze ekipeve kryesore dhe me më histori të kampionatit si Vllaznia, Partizani dhe Tirana, ku nuk pësoi asnjë gol në fazën e parë ndaj tyre dhe dy ekipeve të para të lartpërmendura ka arritur t’i shënojë 3 gola në një ndeshje, diçka mjaft e pazakontë për një ekip debutues, që e nisi sezonin me një mbrojtje të pathyeshme dhe e vazhdoi me një sulm efikas.

Ndaj Vllaznisë ka rekordin më të mirë: 2 fitore, 1 barazim, 0 humbje. Ndaj Partizanit ndan të njëjtat rezultate: 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje. Ndaj Tiranës: 1 fitore, 1 humbje.

Ndaj Egnatias: 1 fitore, 2 barazime, 0 humbje. Ndaj Kukësit: 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje. Ndaj Teutës: 1 fitore, 2 barazime, 0 humbje. Ndaj Laçit: 1 fitore, 1 barazim, 1 humbje.

Ndaj Kastriotit: 0 fitore, 3 barazime, 0 humbje. Ndaj Bylisit: 0 fitore, 2 barazime, 1 humbje ,rekordi më i keq ky ndaj ballshiotëve. Krahasimisht me kundërshtarët Erzeni është superior ndaj Vllaznisë, Egnatias, Teutës… I barabartë me Tiranën, Partizanin, Kukësin, Laçin, Kastriotin… dhe inferior vetëm ndaj Bylisit.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"