Erzeni përforcon mesfushën, te shijakasit vjen ish-lojtari i Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2022 | 14:26

Erzeni përforcon mesfushën, te shijakasit vjen ish-lojtari i Dinamos

Erzeni e ka nisur sezonin me pretendime madhore. Për të qenë të sigurt në arritjen e synimit, ngjitja në Superiore, shijakasit janë përfshirë në merkato, ku deri tani kanë afruar dy lojtarë.

rei nuriu

Pas huazimit të sulmuesit të Kombëtares U-21, Fatmir Prenga, nga radhët e Laçit, Erzeni ka afruar një tjetër lojtar nga Superiorja.

Mesfushori Rei Nuriu, duke mos pasur hapësirat e duhura te Dinamoja, ka preferuar që të vihet në urdhrat e trajnerit Dede me shpresën për të dhënë kontributin e tij në realizimin e objektivave të skuadrës shijakase.

Dje Erzeni ka zhvilluar testin e radhës në kuadër të përgatitjeve dimërore, ku në stadiumin “Tofik Jashari” ka pritur Tërbunin e Pukës.

Takimi është fituar nga vendasit me rezultatin 1-0 dhe golin e vetëm për shijakasit e realizoi Xhemalaj në pjesën e dytë të ndeshjes.

Afrimi më i fundit te shijakasit, Rei Nuriu, e nisi titullar testin me pukjanët, të cilët pritet që të përforcohen akoma më shumë gjatë kësaj merkatoje. Alsid Tafili është emri i fundit i lakuar si përforcim te skuadra e trajnerit Elvin Beqiri. Me marrjen e dokumenteve nga Besa, hapet rruga e kalimit të mesfushorit shkodran te Tërbuni.

F. SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"