Erzeni-Partizani B, Bubeqi: Luajtëm ndaj një ekipi A+B. Mehmeti: Po rritemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 22:15

Erzeni-Partizani B, Bubeqi: Luajtëm ndaj një ekipi A+B. Mehmeti: Po rritemi

ERZENI – Partizani i ka zënë në befasi me lojtarët që kishte marrë nga ekipi i parë, gjë që e pranon edhe Dorjan Bubeqi. “Jemi brenda objektivit, kemi ekip për më lart. Ne ishim përgatitur për të luajtur me Partizanin B, por siç u pa, luajtëm me Partizanin A + B. Pra, ky është një plus për ta, derisa e kanë të drejtë që të marrin lojtarë të nivelit më të lartë. Por, pavarësisht kësaj, na mundën me një goditje standarde, jo për shkak të volumit të lojës”, tha trajneri i Erzenit.
Bubeqi

PARTIZANI B – Dritan Mehmeti i kënaqet lojës dhe pikëve. Trajneri i Partizani B, pas ndeshjes, u shpreh që skuadra po rritet.
dritan mehmeti
“Nëpërmjet lojës po marrim edhe rezultatet dhe sikurse shihet, skuadra ka ardhur në rritje. Falënderoj djemtë për shpirtin e garës, por falënderoj edhe Erzenin e Shijakut për mirëpritjen dhe lojën ‘Fair Play’. Ka qenë një punë e vazhdueshme dhe me mjaft mund për shkak të menaxhimit të lojtarëve, sepse një pjesë stërviten tek unë dhe një pjesë tek ekipi i parë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"