Erzeni me objektiva të qarta në merkato, në skenë te shijakasit del futbollisti që e mbylli me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2022 | 10:27

Erzeni me objektiva të qarta në merkato, në skenë te shijakasit del futbollisti që e mbylli me Kukësin

Në ditën e dytë të stërvitjes së Erzenit risia e vetme ishte prania e sulmuesit Mario Beshiraj, i cili mbylli sezonin me Tiranën dhe tashmë është konfirmuar si afrimi më i ri i shijakasve.

xhika kukesi

Trajneri Xhevahir Kapllani shpreson që grupi të kompletohet sa më shpejt, në mënyrë që të kryejë një fazë përgatitore të plotë para fillimit të kampionatit.

“Panorama Sport” mëson se drejtuesit po negociojnë me disa futbollistë vendës dhe nga tregu ballkanik.

Mesfushori shkatërrues, Radule Zivkoviç dhe portieri Jasmin Agoviç, të dy nga Mali i Zi, janë drejt firmës.

Ndërkohë, në skenë ka dalë edhe portieri që iku nga Kukësi, Dashamir Xhika. Ky i fundit ka marrë një ofertë nga shijakasit dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"