“Eriksen është një lojtar i ngathët”, Mateus këshillon Bajernin: Më mirë do ishte të transferonit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 19:04

“Eriksen është një lojtar i ngathët”, Mateus këshillon Bajernin: Më mirë do ishte të transferonit…

Kristian Eriksen me shumë mundësi do të largohet nga Totenhemi në fund të sezonit, dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.Eriksen.Tottenham.2020.serio.750x450

Nga qershori i ardhshëm mesfushori danez do të jetë një lojtar i lirë dhe skuadrat që e duan mund ta marrin pa paguar asnjë qindarkë. Juventusi, Reali dhe Bajerni, thuhet se janë skuadrat më të interesuara për të marrë në ekipet e tyre lojtarin.

Megjithatë kjo nuk i pëlqen legjendës gjermane, Lotar Mateus, i cili është shprehur se Bajerni nuk duhet të tentojë të marrë mesfushorin danez, pasi është i ngathët.mateus

“Eriksen nuk është shumë i mirë për Totenhemin, atëherë ai nuk do të jetë as për Bajernin. Teknikisht ai është një lojtar shumë i mirë, por unë mendoj se është shumë i ngadaltë. Trajneri Kovaç i do lojtarët e tij të jenë të shpejtë. Ata duhet të tentojnë të afrojnë Kai Haverc verën e ardhshme, gjithashtu të marrin përfundimisht edhe Kutinjon.”, u shpreh Mateus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"