Endri Çekiçi pa fat, dëmtohet në stërvitje! Ja sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2023 | 21:43

Endri Çekiçi pa fat, dëmtohet në stërvitje! Ja sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave

E konfirmon klubi i Koniasporit. Endri Çekiçi është lënduar në stërvitje dhe nuk është grumbulluar për ndeshjen e djeshme që klubi i tij ka zhvilluar kundër Adana Demirsporit.gfhh

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qenë i pafat gjatë seancës përpara ndeshjes dhe është dëmtuar, çka do të qëndrojë rreth 5-6 javë jashtë fushave.

“Si pasojë e një goditjeje në pjesën e brendshme të këmbës së djathtë gjatë ndeshjes stërvitore, lojtarit tonë iu konstatua një frakturë e pazhvendosur në kockën navikulare të këmbës së djathtë, e cila u vlerësua nga ekzaminimet me rreze X dhe MRI nga trajtimi i bërë. Endri do të jetë larg fushave për 5-6 javë”, thuhet në njoftimin e klubit të Koniasporit.

Një lajm jo i mirë për pogradecarin, i cili deri tani ka luajtur 20 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola dhe dhënë një asist. Teksa shkojmë tek ekipi kombëtar, Çekiçi nuk rrezikon ndeshjet e qershorit, sepse do të jetë gati në fundin e muajit maj, ndërkohë duhet t’i mbushë mendjen Silvinjos për ta grumbulluar këtë herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"