Ende nuk ka firmosur, Ngoo mban pezull sulmin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 19:12

Ende nuk ka firmosur, Ngoo mban pezull sulmin e Tiranës

Majkëll Ngoo mendon që të qëndrojë në Shqipëri, megjithatë ende nuk e ka zgjatur zyrtarisht kontratën me 2 vite. Sulmuesi i kërkoi pak kohë klubit për të vendosur, pasi fillimisht donte që të shijonte pushimet. Kohë sigurisht që ka, megjithatë drejtuesit duan që të “blindojnë” sa më shpjet gjigandin e formuar te Liverpuli.

ngoo

Kujtojmë që marrëveshja e tij ishte 1+1, ndaj që të bëhet aktive +1, fillimisht duhet që të ketë dakordësi në të dyja palët. Në parim lojtari e ka dhënë OK-in, por derisa të hedhë firmën, duhet thënë që sulmi i Tiranës mbetet pezull. Bardheblutë presin shumë prej anglezit, megjithatë shpresohet që operacioni që kreu muaj më parë të mos lërë pasoja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"