“Emocion i veçantë të luaj me Partizanin”, Murataj: Tiranën e mundim për disa arsye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 21:21

“Emocion i veçantë të luaj me Partizanin”, Murataj: Tiranën e mundim për disa arsye

Mesfushori i Partizanit, Valentino Murataj, debutoi në ndeshjen kundër Skënderbeut, të cilën “demat” e fituan me rezultatin 1-2. Murataj luajti titullar dhe bëri një ndeshje shumë të mirë në mesfushë. 24-vjeçari duket se është ambientuar shumë shpejt dhe këtë gjë e pranoi edhe vetë në një intervistë për “Top Channel”.

rama murataj

DERBI – “Normalisht mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e veçantë për mua dhe shpresoj të dalë me sukses. Është ndeshje e rëndësishme për ecurinë e kampionatit dhe besoj se do ta marrim si ndeshjen e radhës. Rëndësinë e derbit ne e dimë dhe duhet të fitojmë për shumë arsye, sepse dhe rruga drejt titullit është e vështirë pasi Vllaznia është shkëputur pak, por kampionati sa ka filluar dhe janë shumë ndeshje në vazhdim. Shpresojmë që ta fitojmë këtë ndeshje dhe të ruajmë vazhdimësinë”.

AMBIENTIMI – “Normalisht, e prisja që çunat të më afronin sepse disa i njihja, është një emocion i veçantë të luaj te klubi i Partizanit pasi kam dalë nga moshat. Jam shumë i kënaqur dhe jam përshtatur shumë mirë”.

DEBUTIMI – “Ishte një emocion i veçantë si ndeshje e parë, por kushtet nuk ishin të përshtatshme për të dyja ekipet. Trajneri na dha udhëzimet, që duhet t’i fitonim të gjitha duelet një kundër një, pasi nëse fitonim duelet, do të fitonim edhe ndeshjen dhe kështu ndodhi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"