Emeri pranë shkarkimit, Arsenali mendon ta zëvendësojë me ish-trajnerin e Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 12:37

Emeri pranë shkarkimit, Arsenali mendon ta zëvendësojë me ish-trajnerin e Spanjës

Humbjet dhe barazimet janë bërë te zakonshme tashmë në kampin e Arsenalit, aty ku Unai Emeri e sheh veten me një këmbë jashtë “Topçinjve”.

Emeri

Spanjolli nuk po arrin dot të mbledhë grupin të dalë në rezultatet e mira dhe në nivelin që tifozët janë mësuar të shohim skuadrën e tyre.

Siç raporton “El Confidencial”, drejtuesit e klubit të Arsenalit kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e trajnerit aktual. Përveç Xherardit, emri tjetër që qarkullon është Luis Enrike, ish-trajneri i Spanjës dhe Barcelonës.

luis enrike

Duket si një opsion shumë i mirë për “Topçinjtë”, pasi tekniku luan një lojë të shpejtë dhe ka eksperiencë të konsiderueshme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"