“Elita detyrim, Dinamo do sulmojë Kupën”, presindeti Bardhi: Kemi bërë merkato të mirë, por duhet të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2022 | 22:45

“Elita detyrim, Dinamo do sulmojë Kupën”, presindeti Bardhi: Kemi bërë merkato të mirë, por duhet të…

Pas dështimit në Kategorinë Superiore gjatë sezonit të kaluar, te Dinamo duan të hapin një faqe të re në historinë e këtij klubi. Gjatë kësaj vere është punuar shumë në ndërtimin e skuadrës që do të garantojë rikthimin në elitë, por edhe në infrastrukturë dhe në strukturat e klubit.

ASION DAJA ARDIAN BARDHI

Blutë e drejtuar nga trajneri Nevil Dede kanë bindur në miqësoret që kanë zhvilluar dhe duken plotësisht gati për sezonin e ri, që starton të dielën me ndeshjen ndaj Orikumit. Ky takim i javës së parë do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Nga ana tjetër, klubi vazhdon punën për ta shndërruar kompleksin e Arbanës në një qendër të mirëfilltë stërvitore dhe seli zyrtare të Dinamos.

DEKLARATA

Presidenti Adrian Bardhi është mjaft entuziast në prag të sezonit të ri. Ai ka besim të plotë në rikthimin e shpejtë Dinamos në Superiore, madje nuk ngurron të thotë se skuadra e përfaqësimit në elitë një sezon më pas do të jetë model në çdo aspekt. Numri një i klubit kryeqytetas pohon gjithashtu për “Panorama Sport” se Dinamo ka ambicie serioze për Kupën e Shqipërisë. “Te Dinamo mendoj se është punuar shumë mirë gjatë verës.

Gjithçka duket qartë sa i takon skuadrës së re, që nuk është mundur as nga kundërshtarë të Superiores në ndeshjet miqësore. Lojtarët mezi presin të fillojë gara dhe objektivi i Superiores as që duhet diskutuar. Ne kemi thënë se po mendojmë që tani edhe për Dinamos e Superiores.

Kemi bërë një merkato të mirë, por mbi të gjitha duam të kemi një klub të strukturuar sa më mirë. Unë gjithmonë kam veçuar punën që po bëjmë në Arbanë, me fushat dhe hallkat e tjera të kompleksit. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Pastaj, ne do të sulmojmë fort edhe Kupën e Shqipërisë.

Do të provojmë pse jo t’i shkojmë deri në fund këtij trofeu, sepse skuadrën e kemi. Kemi ambicie jo vetëm për ngjitjen në Superiore, por edhe për Kupën”, ka thënë presidenti Bardhi në një prononcim të shkurtër për gazetën. Ndërkohë, i ngacmuar për ndonjë surprizë në këto orë të fundit të merkatos, presidenti i bluve la gjithçka të hapur. Ndoshta surpriza në fundin e merkatos për klubin kryeqytetas mund të jetë pikërisht në sulm.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"