Eliminoi me golat e tij Tomorin dhe Flamurtarin, flet heroi Keko: Trajneri nuk e mbyll me një drekë, “Arena e Demave” do jetë shtëpia ime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 19:35

Eliminoi me golat e tij Tomorin dhe Flamurtarin, flet heroi Keko: Trajneri nuk e mbyll me një drekë, “Arena e Demave” do jetë shtëpia ime

Albers Keko ishte protagonisti absolut i Korabit në sfidën e fituar përballë Flamurtarit me rezultatin 2-1, me dy gola të shënuar. Sulmuesi i dibranëve u shpreh mjaft i lumtur për këtë rezultat, teksa pret që të ngjisë Korabin në elitë, pasi do të mësojë ditën e nesërme se cili do të jetë kundërshtari që do të luajën në finale kundër vendit të tetë.

WhatsApp Image 2023-05-28 at 19.31.44

“Jam shumë i lumtur. Në radhë të parë që shpëtoi kapiteni Mziu. Dhe pastaj jam përsëri që çova ekipin ku e meriton. Shpresoj ta bëj përsëri në ndeshjen që ka mbetur dhe emocionet janë të papërshkrueshme.

“Arena e Demave” do të jetë shtëpia ime e radhës dhe shpresoj që ta nis me këmbë të mbarë në sezonin tjetër.

Trajneri Kumbarçe ishte i kënaqur dhe tha të kam borxh një drekë. I thashë që me kaq nuk mbyllet.

Çunat janë të mallëngjyer, me zor po presim që të mbarojë. Të dy golat e mi sot shkojnë për kapitenin Mziu.

Prania e Kolelës dhe lojtarëve të Partizanit në stadium? Ata të shohin me një sy tjetër, ia arrita ku desha dhe shpresoj të shkojë sa më mirë edhe me Partizanin.

Takim me Kolelën? Jo, akoma. Po me pret më duket (qesh). Më duket simpatik”, tha për “Oversport” Keko pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"