“Eliminimi na la shije të hidhur, kam lojtarë me karakter fitues”, Flik takohet me Kahn: Bajerni nuk e fal… titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2021 | 10:07

“Eliminimi na la shije të hidhur, kam lojtarë me karakter fitues”, Flik takohet me Kahn: Bajerni nuk e fal… titullin

Kampionët e Gjermanisë do të kërkojnë ta harrojnë humbjen në Champions në mesjavë duke kërkuar vetëm fitore në transfertën e Volfsburgut. Trajneri Hansi Flik foli për ndeshjen ashtu dhe për takimin që kishte pasur me anëtarin e bordit drejtues, ish-kapitenin Oliver Kahn, por 56-vjeçari nuk bëri asnjë koment në lidhje me atë që u fol pas humbjes me PSG-në.

flik

Pesë pikë diferencë janë shumë apo pak?

Është një avantazh i rëndësishëm, por jo i mjaftueshëm për të qenë i qetë deri në fund. Për këtë arsye duhet të japim gjithçka nesër (sot) për të marrë tri pikët. Janë edhe 18 pikë në lojë. Duam që të shpallemi kampionë të Bundesligës sa më shpejt të jetë e mundur.

Sa e vështirë është ta motivoni skuadrën pas eliminimit në Champions?

Kjo është puna e tyre, profesioni dhe pasioni. Zhgënjimi ishte i madh te të gjithë, por sot (dje) kam parë që djemtë duan ta lënë prapa krahëve atë eliminim dhe të gëzojnë për kampionatin. Ata po stërviten me të njëjtin dëshirë dhe pasion. Janë të motivuar dhe duan të tregojnë se dy ndeshjet ndaj Parisit meritonin më shumë në aspektin sportiv. Jam i lumtur pasi e di që lojtarët do të japin gjithçka deri në fund të sezonit.

Si është gjendja e lojtarëve të dëmtuar?

Ata po punojnë fort për t’u rikthyer në fazën finale të sezonit. Levandovski ka bërë një progres të madh. Gorecka nuk është ende gati, ndërsa Gnabri do t’i bashkohet skuadrës javën e ardhshme. Kjo është një javë shumë e rëndësishme për ne, shpresoj që lojtarët të jenë me shëndet të plotë.

Kanë qenë ditë të mbushura me lajme për konfliktin që keni pasur me Brazon, si do t’i komentonit?

Nëse në punë nuk do të kishte momente konfliktuale, atëherë nuk do të kishim pasur fare sukses. Edhe pse në lojën në grup, harmonia është shumë e rëndësishme, por mendoj që Bajerni nuk ka vuajtur nga kjo gjë.

Jeni takuar me Kahn?

Po, kam pasur një bisedë të shkurtër. Nuk folëm shumë. Tema ishte eliminimi në Champions nga Parisi. Kjo është normale, pasi gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të ngushtë me drejtuesit duke folur për gjërat që shkojnë mirë dhe ato që nuk shkojnë siç duhet. Por, gjithçka mbetet aty

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"