Eliminimi i Brazilit, FIFA befason me lojtarin më të mirë të ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 23:15

Eliminimi i Brazilit, FIFA befason me lojtarin më të mirë të ndeshjes

Belgjika eliminoi Brazilin në takimin çerekfinal duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Autogoli i Fernandinjos dhe goli i De Brujne, i siguruan kualifikimin “djajve të kuq”, të cilët do të përballen me Francën në gjysmëfinale. Edhe pse brazilianët provuan ta barazonin takimin, hasën rezistencën e Kurtua, i cili nuk lejoi golin e dytë.

3500 (3)

Në përfundimin e ndeshjes, FIFA zgjodhi Kevin De Brujne lojtarin më të mirë të takimit. Një zgjedhje e vështire për organin më të lartë të futbollit në botë, pasi edhe Kurtua zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe ishte një nga kandidatët e mundshëm për ta fituar këtë çmim.

De Brujn

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"