“Elementët e rinj dua t’i shikoj në dy miqësoret e javës”, Canaj: Na duhen afrime për objektivin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 10:26

“Elementët e rinj dua t’i shikoj në dy miqësoret e javës”, Canaj: Na duhen afrime për objektivin

Lushnjarët kanë zhvil luar të shtunën dy seanca stërvitore në stadiumin “Roza Haxhiu”, ndërsa e diela ka qenë pushim për ekipin. Trajneri i Lushnjës, Agim Canaj, që mori drejtimin e verdhejeshilëve të martën e 5 janarit, në një prononcim për “Panorama Sport”, flet për mbylljen e javës së parë stërvitore, planin e merkatos, si dhe arritjen e misionit të shpëtimit të ekipit.

AGIM CANAJ

“Fillimisht dua që nëpërmjet punës t’i shoh individualisht futbollistët. Jam i kënaqur me punën e këtyre ditëve. Djemtë kanë qenë shumë korrektë.

Kuptohet se çfarë mund të rregullojmë me këtë kontigjent. Ne po mundohemi që të afrojmë edhe disa futbollistë të tjerë, që të jenë mbështetës të skuadrës, për të dalë nga kjo situatë.

Pak a shumë, gjithë opinioni e njeh tashmë situatën, ku skuadra po kalon një nga momentet më të vështira. Ndaj edhe u bënë këto ndryshime, që shpresoj të shkojnë për mirë.

Unë nuk mund të flas shumë pa pasur elementin në skuadër. Ne po punojmë shumë që të afrojmë me radhë disa lojtarë, që të na ndihmojnë. Shpresoj që t’i bashkohen kontigjentit për të bërë sa më mirë.

Kuptohet, ka disa elementë të tillë, por unë nuk mund të flas me emra konkretë. Dua t’i shoh në dy testet që do të zhvillojmë të mërkurën në Peqin me Shkumbinin dhe të shtunën në Lushnjë me Labërinë.

Të paktën këto do të jenë dy ndeshjet emergjente, për të parë situatën deri më 22 janar kur edhe fillon kampionati. Gjatë kësaj kohe ne po përgatitemi, por nuk mund të flas paraprakisht pa u rregulluar disa gjëra që janë marrë përsipër.

Kështu që, shpresojmë shumë që të vijnë shkallë pas shkalle dhe të mos jenë me vonesë”, deklaroi për “Panorama Sport” trajneri i Lushnjës.

Agim Canaj u rikthye në stadiumin “Roza Haxhiu” pas 18 vjetësh. Ai i ka drejtuar verdhejeshilët në sezonin 2003- 2004 në Kategorinë Superiore, nga java e 9-të deri në atë të 29- të.

Në 21 ndeshje te drejtuara prej tij, Lushnja grumbulloi 28 pikë, me 8 fitore, 4 barazime dhe pësoi 9 humbje. Canaj ka marrë përsipër një mision të vështirë, por të rëndësishëm për lushnjarët, sigurimin e mbijetesës së ekipit në Kategorinë e Parë.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"